Top News – Çekia nën kufizime më të ashpra/ Policia e ushtria kontrolle për respektimin e masave
01/03/2021 21:50

Policia dhe ushtria në Republikën Çeke kanë ngritur rreth 500 postblloqe, për të kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Rreth 30,000 oficerë janë përfshirë në operacion. Në Ceki, nga e hëna hynë në fuqi masa më të ashpra kundër koronavirusit, që i ndalojnë njerëzit të lëvizin në qarqe të tjera, nëse nuk shkojnë në punë ose nuk duhet të kujdesen për të afërmit. Kryeministri Andrej Babis ka thënë se qëllimi i masave është të parandalohet kolapsi i kapaciteteve spitalore. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 1.2 milion raste me koronavirus dhe 20,469 viktima. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mesatarja shtatëditore e rasteve në Çeki është rritur nga 70.75 në 100,000 banorë - sa ka qenë më 14 shkurt - në 109.82 më 28 shkurt. Nga sot, Çekia ka mbyllur edhe çerdhet dhe shkollat për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa kanë mbetur hapur vetëm dyqanet që shesin mallra thelbësore. Ekspertët, megjithatë, kanë paralajmëruar se masat nuk shkojnë aq larg sa për të ndaluar virusin. “Konsideroj se masat më të rëndësishme nuk po zbatohen. Kjo do të thotë kufizimi i kontakteve në punë, veçanërisht në industri”, ka thënë biokimisti Jan Trnka për Radion Publike Çeke. Vetëm sot, Qeveria çeke ka filluar të kërkojë testime masive të punonjësve mbi baza vullnetare. Kjo pritet të bëhet e detyrueshme të premten në kompanitë me më shumë se 250 punëtorë. Në Republikën Çeke janë dhënë deri më tash mbi 650,000 vaksina. Babis ka thënë se mbi një milion vaksina pritet të arrijnë përmes një programi të Bashkimit Evropian në mars dhe 2.6 milionë të tjera në prill.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11