Dhjetëra fansa të Britney Spears, kanë protestuar jashtë një gjykate në Los Angeles, ku vazhdon gjyqi për kujdestarinë e këngëtares. Në 2008, një gjykatë në kaliforni e vendosi atë nën një kujdestari unike ligjore, që menaxhohej nga i ati. Tani, avokati i yllit të popit, i ka kërkuar gjykatësve që vetë këngëtarja të flasë para trupës, dhe ky për fansat është një zhvillim i madh.