Top News – Britania, testim masiv/ Negativët “vazhdojnë jetën”
12/11/2020 10:35

Një test i shpejtë i Covid-19 që kushton vetëm vetëm 5 paundë duket se do t’i lejojë më në fund britanikët të marrin pjesë ne koncerte dhe evente sportive. Qeveria atje po përgatitet të blejë 200 milionë teste të cilat e japin përgjigjen e infektimit brenda 15 minutash. Një rezultat negativ do të thotë se miliona njerëz do të kenë lirinë të vazhdojnë jetën si normalisht, edhe pse pa hequr dorë nga kujdesi. Ekspertët thonë se ky mund të jetë çelësi për të shpëtuar nga kufizimet e koronavirusit. Negativët do të marrin një lloj lejekalimi të cilin mund ta përdorin për të shkuar në teatro, kinema apo evente sportive. Shkencëtarët thonë se këto teste mund të zbulojnë tre në katër raste pozitivë të Covid-19. Saktësia e tyre shkon deri në 95% kur bëhet fjalë për persona me ngarkesë të madhe virale, e cila është pikërisht ajo që i bën njerëzit më infektues. Nga ana tjetër, bie ndjeshëm kur personat kanë nivele të ulëta të virusit në trup. Planet janë të blihen 60 milionë teste në muaj duke nisur nga janari, dhe sipas llogarive, deri në mars mars totali i testeve të siguruara do të jetë 192 milionë. Testet janë në zemër të operacionit pilot Moonshot, me anë të të cilit synohet shpërndarja e tyre nëpër qytete e fshatra anekënd Mbretërisë së Bashkuar me qëllimin të ndihmohet qeveria britanike në përpjekjet e saj për ta vënë pandeminë nën kontroll deri në pranverë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20