Top News – Brexit pa marrëveshje… BE prezanton planin rezervë
10/12/2020 18:23

Bashkimi Evropian ka prezantuar planet eventuale në rast se dështojnë bisedimet me Britaninë e Madhe për të arritur marrëveshje pas Brexitit. Planet synojnë të sigurojnë lidhje bazike tokësore dhe ajrore mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të lejojnë mundësinë e peshkimit në ujërat e njëra-tjetrës. Këto plane vijnë pasi bisedimet në mes të kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe shefes së BE-së, Ursula von der Leyen kanë përfunduar pa marrëvshje. Mbretëria e Bashkuar pritet të ndalojë së aplikuari rregullat për tregti të BE-së më 31 dhjetor të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar është larguar nga blloku evropian në janar të vitit 2020, mirëpo një periudhë tranzitore 11-mujore u ka mundësuar të dyja palëve që të negociojnë për marrëveshje. Bisedimet janë duke vazhduar, ndonëse Zyra e kryeministrit britanik ka thënë pas bisedimeve të ditës së mërkurë se mes qëndrimeve të liderëve ka "dallime të thella".Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab ka thënë se bisedimet mund të mos zgjasin përtej ditës së diel. Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. Nëse asnjë marrëveshje nuk arrihet, atëherë udhëtarët nga britania e madhe mund të ndalohen të hyjnë në BE nga 1 janari pasi rregullat e udhëtimit të lidhura me qënien pjesë e BE skadojnë dhe kufizimet për shkak të pandemisë, ndalojnë hyrjen. Si pasojë nuk do të aplikohet më automatikisht udhëtimi pa kufizime për britanikët.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20