Top News – Brexit pa marrëveshje/ BE, gati për skenarin më të keq
11/12/2020 14:18

Ndërsa kanë mbetur vetëm tre javë nga një Brexit kaotik dhe i kushtueshëm pa marrëveshje, liderët e Bashkimit Evropian dhe Britanisë nuk e mohojnë se janë të mëdha gjasat e një dështimi të bisedimeve tregtare, e madje Kryeministri Britanik Boris Johnson foli për një “mundësi të madhe” të tillë. Të dyja palët u thanë qytetarëve të tyre që të përgatiten për një tronditje për Vit të Ri, pasi tregtia midis Britanisë së Madhe dhe territorit evropian mund të përballet me kaosin më të madh prej pothuajse një gjysmë shekulli. Komentet pesimiste të Johnson erdhën në kohën kur negociatorët u përpoqën të arrinin përparime të minutës së fundit në bisedimet teknike, në të cilat udhëheqësit e tyre dështuan tre herë në diskutime politike gjatë javës së kaluar. Duke u përballur me një afat të vendosur pas bisedimeve pa rezultat mes Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Johnson të mërkurën në mbrëmje, të dyja palët e kuptuan se shkëputja që po zgjat katër vjet, mund të përfundojë keq. “Mendoj se duhet të jemi shumë, shumë të qartë: Tani ekziston një mundësi e fortë – një mundësi e fortë – që të kemi një zgjidhje që do të duket si një marrëdhënie e Australisë me BE-në,” tha Johnson, duke përdorur shprehjen e tij për një Brexit pa marrëveshje. Një shkëputje e tillë do të kërcënonte qindra mijëra vende pune dhe do të kushtonte dhjetëra miliarda dollarë në tregti.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20