Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hapur për herë të parë dyert e dhomave të fshehta brenda një bunkeri në Kiev, ku ai jeton që nga dita e parë e pushtimit rus në Ukrainë Gjatë një interviste, Zelensky i tregoi ambientet ku ai jeton dhe nga ku merr vendimet më të rëndësishme për vendin, takimet dhe telefonat që zhvillon me krerët e vendeve të ndryshme të botës. Ai rikujtoi edhe orët e para të luftës, ku e përshkroi momentin kur u fut me shpejtësi në dhomë, pasi u informua për pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.