Një foshnje e braktisur në Siberi, në temperaturën -20 gradë celcius, u gjet dhe u shpëtua nga një grup prej pesë adoleshentësh. Gjithcka ka ndodhur në ditën e krishtlindjes ortodokse, afër fshatit Sosnovka. Vogëlushja ishte mbyllur në një kuti kartoni dhe ishte mbështjellë me një batanije, dhe pranë saj ishte lënë edhe një shishe qumështi, pavarësisht se lëngu ishte ngrirë nga acari siberian.