Top News – Brace vijon kritikat për qeverinë / Kërkon rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë
23/09/2021 16:28

Pasi nuk është më pjesë e kabinetit të ri qeveritar “Rama3’ Erion Brace është krhyer në një zë kritik dhe opozitar brenda PS. Ish-zv.kryeministri në postimin e radhës në rrjetet sociale është ndalur tek rrogat aktuale të punonjësve shqiptarë që janë të ulëta e duke theksuar se për këtë shkak dhe për kushtet e punës ata po largohen nga vendi. Sipas tij shumë prej punonjësve kanë nje rrogë më të vogël se paga minimale, ndërsa pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje. “Vendosni prag te rri minimal taksimi, shkalle te re progresiviteti dhe keni mbrojtur te ardhurat e tyre!Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete! Sipas instat në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë. Por, shumica derrmuese e punetoreve ne sektoret me punesim masiv-bujqesi, industri, ndertim, tregti, transport, sherbime hotelerie e ushqimi, kane nje rroge me te vogel se rroga mesatare mujore; Me e keqja, edhe sipas grup profesioneve, perseri ne secilin prej sektoreve, punetoret paguhen me rroga nen mesataren mujore”, thote brace në postimin e tij. Ai bën një krahasim me Malin e Zi ku dëgjoi disa punëtorë shqiptarë që në sektorin e ndërtimit paguheshin me 20 euro në ditë. Ish-zv. Kryeministri thotë se kjo është çështje e Partisë Socialiste dhe se kjo parti duhet ta identifikojë atë me përmirësimin e një prej cështjeve jetësore në vend, duke theksuar se nuk duhet humbur kohë deri 4 vite. “Ne duhet te rrisim rrogen minimale, te vendosim nivelin e ri minimal te tatueshem e shkallet e reja te tatimit progresiv per te mbrojtur punetoret dhe shtresen e mesme te ulet e te larte; 40 mije leke dhe tani! Duan apo nuk duan punedhenesit, rrogat do shkojne lart per shkak te kerkeses ne treg; nuk e ndalin dot me te huaj”, thotë Brace në apelin e tij drejtuar qeverisë.

Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22