Top News – Bota në rrezik ekstrem, shkencëtarët: Jemi në prag të kolapsit të ekosistemit
02/02/2021 11:16

Begatia po vjen me një “kosto shkatërruese” për ekosistemin që i siguron njerëzimit ushqim, ujë dhe ajër të pastër, thotë profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, Sir Partha Dasgupta. Në një studim 600 faqesh të porositur nga ministria britanike e financave, e cila autorizoi një vlerësim të plotë të ndikimit të ekonomisë mbi natyrën, theksohet se bota po vendoset përpara një rreziku ekstrem nga dështimi i ekonomisë për të kuptuar shkatërrimin e shpejtë të mjedisit prej saj. Dasgupta këmbëngul se për të shmangur një katastrofë duhen marrë urgjentisht masa të reja përfshirë ndryshimet rrënjësore globale të prodhimit, konsumit, financave por edhe arsimit. Rezervat e kapitali natyror për kokë, sipas studimit, kanë rënë me 40% nga 1992 deri në 2014. “Natyra është shtëpia jonë, dhe duhet ta ruajmë përmes një ekonomie më të mirë”, shprehet Dasgupta. Historiani i njohur, Sir David Attenborough e konsideron studimin tejet të rëndësishëm. Ai shprehet se nëse do të vazhdojmë me këto ritme dhe këtë shkalle dëmtimi, ekosistemi do të shembet. Rreziku është real, shprehet Attenborough. “Ne mund të ndihmojmë që natyra të shpëtohet në minutën e fundit, e duke bërë këtë, të shpëtojmë dhe veten”. Kryeministri britanik Boris Johnson, që në këtë vit do të drejtojë samitin e klimës në Glasgoë, theksoi se 2021-shi është kritik për të përcaktuar nëse trendi I shkatërrimit të shpejt biodiversitetit mund të frenohet, dhe pranoi se për këtë, nevojiten më shumë sesa thjesht qëllime të mira.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48