Një varianti i ri i koronavirusit, i ashtuquajturi “mutacion i Botsvanës” ka vendosur botën në alarm. Në variantin e ri, 32 mutacione bashkëjetojnë në proteinën e virusit. Për shkak se është zbuluar edhe te personat e vaksinuar, ekziston shqetësimi se vaksinat mund të mos jenë efektive kundër këtij varianti. Eksperti grek Elias Mosialos thotë se “duhet mbikëqyrje e vazhdueshme epidemiologjike” dhe nënvizon se duhet shmangur paniku derisa të kemi më shumë informacion. Ai u identifikua fillimisht në Botsvana por variacioni mund të ketë nisur në një vend tjetër afrikan. Sipas Mosialos, kombinimi i 32 mutacioneve mund ta bëjë variantin e ri edhe më të rrezikshëm dhe më ngjitës.=