Top News – Bosfori i mbyllur nga stuhia / Erë e fortë mbi Stamboll, anijet përplasen në mol
30/11/2021 15:25

Të paktën katër persona humbën jetën një ditë më parë kur metropoli turk, Stambolli u godit nga një stuhi e ashpër me erëra të forta. 38 persona të tjerë ndërkohë janë lënduar. Që nga ora 8.30 minuta e pasdites, mbi 1500 telefonata i janë bërë shërbimit të emergjencave në stamboll për shkak të struhisë. Shërbimet e emergjencave kanë punuar ethshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Që nga mëngjesi i të hënës, qyteti me mbi 15 milionë banorë, është përballur me erërat e forta që kanë shkulur pemë me rrënjë, kanë rrëzuar catitë e shtëpive e madje rrëzuan edhe një kullë sahati. Zyrtarët e motit thanë se era arriti shpejtësinë e 129 kilometrave në orë në distriktin Beylikduzu që u përball madje edhe me një shi balte gjatë stuhisë.Disa anije të ankoruara në Maltepe dhe Pendik pësuan dëme të rënda për shkak të stuhisë që po ashtu bëri që një anije mallrash të përplasej me molin në portin Ambarli. Në mesin e stuhisë, autoritetet morën masa parandaluese duke ndaluar transportin ujor e duke mbyllur ngushticën e bosforit që lidh detin marmara dhe detin e zi. Kompania ajrore turke po ashtu raportoi se të paktën gjashtë avionë të saj nuk mundën të uleshin në aeroportet pranë stambollit. Mësimi u pezullua ndërkohë që era e fortë vazhdoi të përplasej mbi qytet edhe mbrëmjen e djeshme. Zyrtarët thanë se pjesa më e madhe e vendit do të vazhdonte të përballej me kushte të tilla deri të martën pasdite dhe i kërkuan njerëzve të marrin masa për të evituar problemet gjatë motit të keq. Ndërkohë në total 116 incidente, përfshirë shkuljen e pemëve me rrënjë dhe hedhjen në tokë të cative janë regjistruar në Bursa, Bolu, Tekurdag dhe Jalova.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11