Bora ka mbuluar Stambollin, duke krijuar një atmosferë të bukur për banorët dhe turistët që kanë vizituar qytetin historik të Turqisë. Mirëpo, përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë problem të mëdha me transportin. Autoritetet pezulluan të gjitha fluturimet për disa orë në aeroportin e Stambollit për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet, raportoi radio shtetërore TRT Haber, ndërsa shumë vende të tjera në Turqi po përjetonin vështirësi transporti për shkak të motit të keq