Avionët luftarakë rusë kanë interceptuar një bombardues amerikan me kapacitete bërthamore B-52, mbi oqeanin paqësor, ndërkohë që tensionet vazhdojnë të rriten. Tre avionë rusë Su-35 shoqëruan bombarduesin amerikan Stratofortress ndërsa ky i fundit fluturoi pranë kufirit rus, pasi ishte pikasur më herët nga radarët.