Top News – Bombardues amerikanë/ Fluturojnë mbi gjirin persik
31/12/2020 13:04

Dy bombardues B-52 të Shteteve të Bashkuara raportohet se kanë fluturuar mbi Gjirin Persik, për herë të tretë në muajt e fundit, me sa duket me qëllim që të lëshojnë një paralajmërim për iranin. Bombarduesit amerikanë zhvilluan një mision vajtje-ardhje, 30 orë nga Baza e Forcave Ajrore në Dakotën Veriore. "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vendosin pajisjet e gatshme për luftime në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së për të parandaluar çdo kundërshtar të mundshëm dhe për të bërë të qartë se ne jemi të gatshëm dhe të aftë t'i përgjigjemi çdo agresioni drejtuar amerikanëve ose interesave tona", tha gjenerali Kenneth McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së. "Ne nuk kërkojmë konflikt, por askush nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë tonë për të mbrojtur forcat tona ose për të vepruar me vendosmëri në përgjigje të çdo sulmi", tha ai. Forca Ajrore të SHBA-së kanë kryer dy misione të ngjashme në 45 ditët e fundit. Misioni pasqyron shqetësimin në rritje në Uashington se Irani mund të urdhërojë hakmarrje të mëtejshme ushtarake për vrasjen nga ana e SHBA-së të komandantit të lartë ushtarak iranian gjeneralit, Qasem Soleimani, në Irakun fqinj, në janar të vitit 2020. Disa ditë pas sulmit ajror që vrau Soleimanin, Irani filloi një sulm me raketa balistike në një bazë ushtarake që strehonte trupa ndërkombëtare në Irak duke shkaktuar dëme materiale dhe tronditje psiqike të rreth 100 trupave amerikane. Shqetësimet janë shtuar edhe pas një sulmi me raketa javën e kaluar në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad nga grupet e milicisë Shiite të mbështetur nga Irani.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20