Liu Xuliang lëkundet kërcënueshëm sikur të ishte duke u përgatitur për një kacafytje pas shumë gotash alkool. Por ai në fakt është krejt esëll dhe është një ekspert i artit të lashtë marcial kinez të njohur si boksi i pijanecëve. Nuk ka shifra të sakta por Liu vlerëson, se përjashtuar ata në shkollat e arteve marciale, rreth 1 mijë vetë në kinë praktikojnë zui quan, ose boksin e pijanecëve. 24 vjecari ulet poshtë, ndalon, më pas hidhet lart, lëkundet dhe godet...