Top Channel/ Merz, Kancelari i ri i Gjermanisë! Zgjidhet në raundin e dytë
06/05/2025 20:18

Friedrich Merz është zyrtarisht Kancelari i ri i Gjermanisë. Ai u zgjodh nga Bundestagu gjerman në raundin e dytë, të mbajtur këtë të martë, me 325 vota, pas dështimit të paprecedentë në raundin e parë, që shkaktoi pakënaqësi të thellë brenda koalicionit të tij. "Ju falenderoj për besimin dhe e pranoj zgjedhjen", ishte mesazhi i parë i Merz pas votimit në Bundestag. Merz, i cili fitoi zgjedhjet në shkurt dhe krijoi një koalicion qeverisës muajin e kaluar, nuk u konfirmua në raundin e parë, pasi mori vetëm 310 vota, nga 316 që i duheshin, një pengesë tronditëse që shënoi një kthesë tjetër në një periudhë të vështirë pasigurie për vendin. Kjo ishte e re në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Asnjëherë më parë, pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme të koalicionit, nuk ka dështuar në Bundestag një kandidat për kancelar. Zgjedhja e tij në raundin e dytë do të thotë që Merz ta fillojë mandatin si Kancelar në një bazë të paqëndrueshme: Votat e së martës zbuluan ngurrim brenda koalicionit të tij dhe i dhanë partisë kryengritëse të ekstremit të djathtë AfD një mundësi të re për të trazuar Bundestagun. Seanca e votimit e të martës u ndoq në sallë nga një numër i madh të interesuarish, mes të cilëve edhe ish-kancelarja Angela Merkel. Zgjedhja e politikanit konservator 69-vjeçar si Kancelar është një histori rikthimi, pasi karriera e tij politike dukej se kishte marrë fund në vitet 2000. Arsyeja për këtë ishte pikërisht Angela Merkel, dikur bashkëpunëtorja kryesore e tij në partinë demokristiane. Ai u rikthye në politikë vetëm pasi Merkel dha dorëheqjen si udhëheqëse e partisë CDU më 2018. Si politikan, Merz gjithmonë ka mbrojtur vlerat konservatore dhe ka theksuar rëndësinë e familjes. Gjatë kohës kur nuk u mor me politikë, Merz punoi si avokat dhe biznesmen, duke udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Ai u njoh me bashkëshorten e tij, Charlotte, e cila tani është gjykatëse, ndërkohë që studionte për drejtësinë. Çifti ka tre fëmijë të rritur. Një fakt interesant për kancelarin e ri të Gjermanisë është se ai ka licencë piloti dhe ndonjëherë e drejton vetë avionin e tij të vogël nga shtëpia në Gjermaninë perëndimore drejt Berlinit.

Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28
Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30