Top News- Askush nuk do jetë i sigurt në Moskë! Dy ditë para paradës, Ukraina sulmon kryeqytetin rus
06/05/2025 15:26

Rusia thotë se Ukraina nisi një sulm me dron ndaj Moskës, disa ditë para fillimit të një armëpushimi, të urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin që të përkonte me një paradë të Luftës së Dytë Botërore. Katër aeroportet kryesore të Moskës u mbyllën për disa orë të martën për shkak të sulmeve, thanë autoritetet. Nuk pati viktima dhe Ukraina nuk ka bërë komente. Moska do të mbajë një paradë më 9 maj për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve mbi Gjermaninë naziste. Këtë vit shënohet 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe udhëheqës botërorë, përfshirë Xi Jinping të Kinës, do të jenë në Rusi për këtë ngjarje. Putin ka bërë thirrje për një armëpushim tre-ditor që fillon nga 8 maji, por ukraina nuk ka pranuar. Kievi dëshiron një armëpushim më të gjatë. "Zjarri do të ndalet, por nëse regjimi i Kievit nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë dhe nëse vazhdon të përpiqet të godasë pozicionet dhe objektet tona, atëherë do të jepet menjëherë një përgjigje e përshtatshme", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov të martën.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00