Garda Civile spanjolle sekuestroi të hënën jahtin luksoz rus, Tango, i ankoruar në Palma del Mallorca. Jahti është në pronësi të Viktor Felixovich Vekselberg, një miliarder me origjinë ukrainase, ruso-qipriot dhe kryetar i konglomeratit rus Renova. Vekselberg mendohet të jetë një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Operacioni u krye së bashku me FBI-në e SHBA-së dhe Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI). Garda Civile Spanjolle kreu një kontroll brenda jahtit 78 metra të gjatë, me vlerë më shumë se 90 milionë euro.