Bllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë, ka çuar në ulje të numrit të mallrave të importuara nga Serbia në Kosovë. Dy vendkalimet kufitare janë të bllokuara nga serbët lokalë qysh më 20 mars, për shkak të masës së reciprorcitetit që ka vënë Qeveria e Kosovës ndaj automjeteve me targa të Serbisë.