Top News – Bllokimet shmangen/ Nëse të gjithë bëjnë çka u takon
28/10/2020 19:05

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndalim-qarkullimeve për shkak të koronavirusit mund të shmangej, nëse njerëzit do të kontribuonin për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërkohë masat e fundit kufizuese kanë shkaktuar zemërim në Itali dhe përçarje mes popullatës në Spanjë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se jo vetëm qeveritë kanë përgjegjësinë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, por edhe njerëzit e bizneset. "Ne mund t’i shmangim bllokimet në nivel kombëtar, mund t’i shmangim kufizimit masive nëse gjithkush luan rolin e vet. Vendimet që marrim çdo ditë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz apo mjediset e mbyllura për periudha të gjata kohore, vendimet që marrim lidhur me shmangien e grumbullimeve, janë sakrifica që të gjithë duhet t'i bëjmë", thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së mbi çështje që lidhen me COVID-19. Nga totali i rasteve me COVID-19 të raportuara javën e kaluar, organizata thotë se 46 për qind e tyre janë identifikuar në Evropë. "Nuk ka dyshim që Evropa është aktualisht epiqendër e sëmundjes. Ka shumë lëvizje dhe për këtë arsye mund të kërkojë mbyllje e kufizime, si dhe urdhra për qëndrimin në shtëpi në mënyrë që ta shuajmë këtë fazë të nxehtë të pandemisë", thotë Dr. Michael Ryan, shef i emergjencave në OBSH. Por disa nuk janë të kënaqur me rikthimin tek masat bllokuese.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20