Bllokada në Kuvendin e Kosovës po rrezikon zbatimin e reformave të parashikuara në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe mund të vërë në rrezik afro 60 milionë euro fonde deri në fund të muajit qershor, u tha në takimin e parë të Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje. Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përmbylli negociatat me Bashkimin Evropian për agjendën reformuese në verën e vitit 2024, por procesi i ratifikimit të marrëveshjeve u vonua për shkak të bllokadave në Kuvend.