Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë drejt Ukrainës dhe Gjermanisë këtë javë, në përpjekje për të zgjidhur krizën në kufijtë e Ukrainës. Shefi i diplomacisë amerikane do të takohet në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba për të siguruar angazhimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.