Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton sot kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba. Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit, Sekretari Blinken do të "nënvizojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë".