Top News – Bjellorusia ndryshon taktikë / Polonia: Emigrantët tani në grupe të vogla
20/11/2021 17:40

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, tha se Bjellorusia ka ndryshuar taktikat e nxitjes së krizës me migrantë duke dërguar grupe më të vogla në disa pika kufitare. Rojet kufitare polake raportuan se grupe më të vogla, prej dhjetëra migrantësh, kanë provuar që në mënyrë të jashtëligjshme të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian. Megjithatë autoritetet polake thanë se kanë vërejtur edhe një turmë prej 200 personash të pajisur me gurë dhe gaz lotsjellës. "Ne duhet të përgatitemi për faktin se ky problem do të vazhdojë për muaj të tërë. Nuk kam dyshim se do të jetë kështu", tha ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, për radiostacionin RMF FM. Ai shtoi se “nuk ka dyshim se këto sulme janë të drejtuara nga shërbimet bjelloruse”. Perëndimi akuzon Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht krizën duke dërguar në kufi me Bashkimin Evropian migrantë të mundshëm - kryesisht nga Lindja e Mesme.BE-ja thotë se Bjellorusia po u premton migrantëve se do ta kalojnë lehtë kufirin. Bjellorusia e ka mohuar pretendimin, duke kritikuar BE-në për mos pranimin e migrantëve. Migrantët, kryesisht kurdë irakianë, kanë braktisur gjithçka në vendet e tyre, duke shpenzuar mijëra dollarë për të fluturuar në Bjellorusi me viza turistike, në mënyrë që më pas të kalojnë në Bashkimin Evropian. Rojet kufitare të Polonisë thanë se të premten kishte pasur 195 përpjekje për kalime të paligjshme të kufirit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11