Dhjetëra mijëra demonstrues kanë protestuar në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, në atë që është cilësuar si “Marshimi i lirisë” për një Bjellorusi të re. Qeveria bëri përpjekje për të penguar grumbullimin e tubuesve. Pavarësisht kësaj dhe kërcënimeve masive të aparatit shtetëror, njerëzit janë mbledhur me thirrjet për zgjedhje të lira dhe largimin e presidentit Aleksandër Lukashenko. Duke qenë se shumë forca sigurie bllokuan stacionet e metrosë, një pjesë e protestuesve u nisën në këmbë.