Top News – Bisedimet BE-Britani/ Nuk ka optimizëm për marrëveshje
18/12/2020 12:32

Britania dhe Bashkimi Evropian ofruan variantet e tyre jo shumë optimiste të enjten mbi statusin e bisedimeve tregtare pas Brexit-it, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga një ndarje që pritet të jetë kaotike. Ndërsa Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, vuri në dukje “përparim thelbësor për shumë çështje”. Ajo shprehu shqetësime rreth diskutimeve për të drejtat e peshkimit. Edhe kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se një shkëputje pa marrëveshje dukej “shumë i mundshëm”. Të dy ata folën të enjten në mbrëmje, e fundit në një sërë bisedash dy javët e fundit që kishin për qëllim zhbllokimin e bisedimeve, të cilat kanë ecur jashtëzakonisht ngadalë që kur Britania doli nga BE-ja më 31 janar. Britania vazhdon të jetë brenda tregut pa tarifa dhe bashkimit doganor të BE-së deri më 31 dhjetor. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, gjasat janë që të shkaktohet kaos në kufij në fillim të vitit 2021, kur tarifat dhe pengesat e tjera për tregtinë të miratohen nga të dyja palët. Bisedimet kanë ngecur në tre çështje kryesore – qasja e BE-së në ujërat e Britanisë për peshkim, rregullat që të bëjnë të mundur konkurrencë të ndershme mes bizneseve dhe administrimi i çdo marrëveshjeje. Pas bisedës së tyre të fundit, von der Leyen paralajmëroi se kapërcimi i mosmarrëveshjeve të mëdha, veçanërisht në fushën e peshkimit, “do të jetë shumë i vështirë”. Negociatat, shtoi ajo, do të vazhdojnë të premten. Sipas një deklarate nga zyra e Johnson, kryeministri theksoi se “koha ishte shumë e shkurtër” dhe se “tani dukej shumë e mundshme që marrëveshja nuk do të arrihet nëse pozicioni i BE-së nuk ndryshon rrënjësisht.”

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20