Top News – Biden zotohet për 100 milionë vaksina në 100 ditët e para të udhëheqësisë
09/12/2020 12:20

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden deklaroi se synon të arrijë 100 milionë vaksinime në 100 ditët e para të presidencës së tij. Demokrati tha se muajt e tij të parë në zyrë nuk do ta ndalin pandeminë dhe ka dhënë detaje për planin e vaksinimit, por u shpreh se do të ndryshojë kursin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. “Njëqind ditët e mia të para nuk do ta ndalin koronavirusin. Nuk mund të premtoj për këtë. Por nuk jemi përfshirë në këtë kaos shpejt dhe nuk do të dalim shpejt prej tij”. Teksa prezantoi ekipin e tij shëndetësor, Biden u tha amerikanëve “që të vendosin maska për 100 ditë”.Të martën, një raport i hapi rrugën kompanisë amerikane, Pfizer dhe asaj gjermane, BioNTech për miratimin e vaksinave te tyre për amerikanët. Autorizimi urgjent për vaksinim, nëse miratohet, nënkupton se imunizimi i njerëzve mund të nisë nga java e ardhshme. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 15 milionë raste dhe 285,000 viktima me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Shumë pjesë të territorit amerikan janë duke raportuar shifra rekord infektimi dhe shtrimesh ne spital. Mjaft ekspertë janë duke fajësuar udhëtimet e miliona personave për Festën e Falënderimeve që kanë çuar sipas tyre në një rritje te beftë të rasteve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20