Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, do të bisedojnë sot në telefon në përpjekje për të ulur tensionet në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se pala amerikane kërkoi një bisedë dhe se ishte planifikuar për 12 shkurt në mbrëmje.