Top News – Biden pas konfirmimit të fitores: Është koha për fillim të ri
15/12/2020 10:40

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se është koha për një fillim të ri, pasi i është konfirmuar fitorja nga Kolegji Elektoral më 14 dhjetor. Në një fjalim të mbajtur pas njoftimit për fitore, ai ka thënë se demokracia e Shteteve të Bashkuara “është testuar dhe kërcënuar”, si dhe ka rezultuar se “e merr veten shpejt, është e vërtetë dhe e fuqishme”. Ai ka dënuar tentimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të përmbysur rezultatin dhe ka thënë se “dëshira e popullit ka triumfuar”. Konfirmi i fitores së tij ka qenë një prej hapave të nevojshëm, ashtu që Biden të fitojë pozitën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas sistemit amerikan, votuesit votojnë për “përfaqësuesit” e tyre, të cilët më pas zyrtarisht votojnë për kandidatët, disa javë pas zgjedhjeve. Demokrati, Joe Biden ka fituar 306 vota elektorale për dallim nga Trump që ka fituar 232. Presidenti Trump, që ka treguar pak shenja të humbjes, nuk ka komentuar rezultatin. Mirëpo Biden, në anën tjetër, duke folur nga Delauer ka lavdëruar “burrat dhe gratë”, që kanë refuzuar të nënshtrohen, duke iu referuar përpjekjeve të presidentit për të përmbysur zgjedhjet, duke përfshirë beteja ligjore, të cilat janë hedhur poshtë në gjithë shtetin. “Flaka e demokracisë në këtë komb është ndezur shumë kohë më parë”, ka thënë ai. “Dhe ne e dimë se asgjë, madje as një pandemi, apo abuzim me pushtetin nuk mund ta shuajë atë flakë”. Biden mes tjerash ka bërë thirrje, që ashtu sikur edhe në periudha tjera të historisë, është koha që kombi amerikan të bashkohet dhe të shërohet.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20