Top News – Biden merr Arizonën/ Konsolidon fitoren ndaj Trump
13/11/2020 19:00

Presidenti i zgjedhur Joe Biden konsolidoi fitoren e tij në zgjedhje duke marrë të enjten vonë shtetin fushëbetejë të Arizonës. Megjithatë procesi i tranzicionit të administratave mbetet i bllokuar pasi Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen. Numërimi i votave në Arizona zgjati më shumë se një javë. Zoti Biden bëhet kandidati i dytë demokrat për president në shtatë dekada që fiton në këtë shtet tradicionalisht republikan. Fitorja e zotit Biden në Arizona i jep atij 290 vota elektorale në Kolegjin Zgjedhor, i cili në SHBA përcakton fituesin. Ai kishte kaluar tashmë pragun e 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral, për të fituar zgjedhjet. Të 11 votat shtesë të Arizonës e bëjnë edhe më të vështirë çdo sfidë të paraqitur nga Presidenti Trump për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm. Biden gjithashtu ka një epërsi prej më shumë se 14,000 votash në shtetin Xhorxhias, ku numërimi është në fazat e fundit dhe ku është gati e sigurt se rezultati i përgjithshëm do të qëndrojë në favor të kandidatit demokrat megjithë një rinumërim e votave me dorë që fillon sot. Në shkallë vendi, zoti Biden ka fituar votën popullore me më shumë se 3.4 për qind ose 5.3 milion vota ndaj rivalit të tij. Presidenti Trump, pretendon pa paraqitur prova, se në zgjedhjet e 3 nëntorit ka patur mashtrim në shkallë të gjerë, por sfidat e tij ligjore kanë dështuar në gjykatë dhe zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve nuk raportojnë parregullsi serioze. Për të qëndruar në detyrë për një mandat të dytë, zotit Trump do t’i duhej të përmbyste epërsinë e rivalit të tij në të paktën tre shtete, por në asnjërin prej tyre nuk ka paraqitur prova që të mund ta arrijë këtë.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07