Top News – Biden kërkon unitet/ Fjalimi pas fitores ndaj Trump
08/11/2020 12:00

Shpërndajeni ngado. Shpërndani besimin. Zoti ju do të gjithëve. Zoti e bekoftë amerikën. Faleminderit. Faleminderit. Rruga përpara nuk është e lehtë. Por Amerika është gati. Gati jemi edhe Xho dhe unë. Demokrati Joe Biden kërkoi unitet dhe premtoi një ditë të re për amerikën në fjalimin e parë të tij në shkallë kombëtare që kur ai fitoi zgjedhjet e tensionuara në vend dhe i dha fund erës së trazuar dhe divizive të Donald Trump. E kam thënë që nga fillimi, unë doja që kjo fushatë të përfaqësonte amerikën, dhe ne e kemi bërë këtë. Tani, unë dua që kështu të duket edhe administrata. Dhe atyre që votuan për presidentin Trump, u them: e kuptoj zhgënjimin tuaj. Unë vetë kam humbur disa palë zgjedhje. Por tani, le ti japim njëri tjetrit një shans Kështu, në vend që të shfaqej triumfues, Biden e vendosi më shumë thejsin tek ndryshimi i zemrave në një vend të ndarë mes demokratëve dhe republikanëve. Duke premtuar se nuk do të ndante por do të bashkonte, Biden iu drejtua mbështetësve të Trump duke deklaruar se ata nuk janë armiqtë tanë, ata janë amerikanë. Unë jam një demokrat krenar. Por unë do të qeveris si një president amerikan. Unë do të punoj shumë për ata që nuk votuan për mua dhe për ata që votuan. Le të bëjmë që kjo erë e zymtë e demonizimit në amerikë të përfundojë këtu, tani E duke shkuar akoma më tej, Biden tha se do ta bënte amerikën të respektuar në botë sërish, një referencë kjo ndaj shkëputjes së lidhjeve tradicionale diplomatike nga Trump.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09