Top News – Biden “i shtrin dorën” Rusisë: Të zgjasim marrëveshjen START
22/01/2021 15:08

Në një ulje tonesh me Rusinë, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri të qartë se synon të kërkojë zgjatjen me pesë vjet të marrëveshjes START-i Ri me Moskën. Traktati për kontrollin e armëve bërthamore skadon në fillim të shkurtit. “Presidenti ka qenë prej kohësh i qartë se traktati START-i Ri është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dhe, kjo zgjatje ka edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është në një fazë konflikti sic po ndodh aktualisht”, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. START-i i Ri, pakti i fundit i mbetur për kontrollin e armëve midis Uashingtonit dhe Moskës, kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550. Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka bërë disa përpjekje për të negociuar kufizime mbi kategori të tjera të armëve bërthamore dhe për ta shtuar Kinën në traktat, por bisedimet kishin ngecur në vendnumëro. Edhe përpjekjet për zgjatjen e marrëveshjes kanë hasur gjithashtu në komplikime, çka bëri që fati i saj të mbetej përfundimisht në duart e administratës Biden, vetëm dy javë para skadimit, në 5 shkurt. Moska e mbështeti idenë e qeverisë Biden për traktatin, por I mëshoi idesë që pala amerikane të dalë me propozime konkrete.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33