Top News – Biden akuzon Departamentin Amerikan të Mbrojtjes: Po pengon tranzicionin
29/12/2020 12:28

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka akuzuar departamentin amerikan të mbrojtjes për papërgjegjshmëri, pasi nuk i ka dhënë ekipit të tij informacionet që i nevojiten për tranzicionin e pushtetit. Ai tha se ekipi i tij ishte përballur me pengesa nga lidershipi politik. Biden po ashtu tha se agjenci të rëndësishme për sigurinë e SHBA-së, kanë pësuar dëme të jashtëzakonshme nën drejtimin e Donald Trump. Biden do të marrë detyrën më 20 janar, por presidenti trump nuk ka pranuar ende humbjen. Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Bidenit nuk iu dhanë informacionet e inteligjencës, një pjesë kjo normale e rutinës në një tranzicion presidencial. Pasi Trump më në fund pranoi të lejonte procesin formal të tranzicionit, muajin e kaluar, Biden përgëzoi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën në proces. Por tonet e tij ndryshuan të hënën kur Biden foli për bllokadë në departamentin e mbrojtjes dhe zyrën e menaxhimit dhe buxhetit. “Në këto momente ne nuk marrim informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në zona kyçe të sigurisë kombëtare. Në këndvështrimin tim kjo nuk është asgjë tjetër përveçse papërgjegjshmëri”, tha Biden. Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij ka nevojë për një panoramë të qartë për pozicionin e shteteve të bashkuara në skenën globale dhe se kundërshtarët e vendit mund të shfrytëzojnë çdo konfuzion që mund të pasojë nga mungesa e informacionit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20