Kryetari i Partisë Demokratike, Porf. Dr. Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme politike për daljen nga kriza. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Berisha shprehu mirënjohjen për kongresmenët amerikanë Keith Self dhe Robert Aderholt, për deklaratat e tyre në mbështetje të protestës studentore dhe luftës kundër korrupsionit në nivelet më të larta.