Top News-Beogradi ‘çerdhe’ trajnimi për ekstremistët/Dhjetëra moldavë u stërvitën nga rusët në Serbi
25/09/2025 18:34

E pa vendosur mes Perëndimit e Rusisë, Serbia vijon të jetë në qendër të vëmendjes, si për qëndrimet e saj publike, ashtu edhe për akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me rusët. Së fundmi mediet ndërkombëtare raportojnë se Beogradi po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare që mbahen këtë fundjavë. Lidhur me këto akuza, autoritetet moldave bëjnë me dije se më 22 shtator janë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi lidhur me një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”. Sipas po të njëjtave burime, shumica e të dyshuarve ishin ‘trajnuar’ në Serbi, e cila deri më tani as nuk e ka mohuar e as pranuar këtë pretendim. Kjo është hera e dytë që autoritetet e Moldavisë pretendojnë se Serbia është “mikpritëse” e qytetarëve moldavë, të cilët, nën patronazhin e strukturave ruse, pretendohet se po trajnohen për të nxitur trazira në Moldavi. Hera e parë kur u bën këto pretendime ishte para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në tetor të vitit 2024, kur Bosnja dhe Hercegovina po ashtu u përmend.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06