Ministri libanez i shëndetësisë ka këshilluar të gjithë ata që munden të largohen nga Bejruti. Qyteti është shkatërruar nga dy shpërthime të fuqishme që kanë shkaktuar mbi 100 viktima dhe mbi 4 mijë të lënduar, bilanc ky ende provizor. Ai ka pohuar se materialet e rrezikshme që janë cliruar në ajër pas shpërthimit mund të kenë pasoja vdekjeprurëse në plan afatgjatë. Ministria e brendshme ndërkohë ka bërë të ditur se nitrati i amonit, ishte vendosur në magazinat në port pasi ishte sekuestruar nga një anije tregtare në 2014.