Një grua pretendon se ajo është bërë një nga nënat më të moshuara në botë pasi mjekët i kishin thënë se nuk mund të lindte fëmijë. Jivunber Rabari, 70 vjec, dhe bashkëshorti i saj, Maldhari, 75 vjec, kishin provuar prej dekadash të sillnin në jetë një fëmijë, por ata tregojnë se më në fund, u bënë me një djalë, përmes fertilizimit in vitro, këtë muaj. Gruaja indiane, thotë se ajo nuk ka një kartë identiteti për të provuar moshën e saj por pretendon se ajo është 70 vjec, cka do ta bënte padiskutim një nga nënat më të moshuara në botë.