Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se është optimist se Serbia do të dorëzojë kryeterroristin Milan Radoiçiç në rast se Perëndimi e sanksionon përpjekjet e saj për trazira. Sipas tij, kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin, ndërsa thekson se Kosova nuk ka mekanizma për të përdorur kundër Serbisë.