Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në zonën e Megarës, në perëndim të Atikës, teksa autoritetet greke po luftojnë me zjarret masive që kanë përfshirë rajonin pranë Athinës. Dy helikopterë zjarrfikës, të angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve, janë përplasur në ajër në momentin kur po hidhnin ujë mbi vatrat e zjarrit. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, shihet momenti dramatik i përplasjes, ndërsa njëri prej helikopterëve përfshihet nga flakët dhe rrëzohet, duke u shkatërruar plotësisht.