Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin për zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, duke i lidhur ato me synimet hegjemoniste ndaj Kosovës. Në Konferencën e nëntë të Ambasadorëve të Kosovës, Kurti tha se forcimi i ushtrisë serbe nuk duhet të shihet vetëm si proces i modernizimit ushtarak, por si pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike. kurti - “Zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht një përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, po një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike që lidhet drejtpërdrejt me synimet hegjemoniste karshi rajonit tonë, e veçanti Kosovës. Retorika e vazhdueshme e liderëve të saj dëshmon vijimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë në rajon, shoqëruar me thirrje për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake për arritjen e këtij qëllimi”