Ky është momenti tragjik kur dy helikopterë që punonin për të shuar zjarret në zonën e Megaras në perëndim të Athinës, në Greqi u përplasën. Njëri prej tyre shpërtheu në flakë, duke iu marrë jetën dy pilotëve, ndërsa ekuipazhi I helikopterit tjetër shpëtoi me lëndime. Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë një pilot danez dhe një oficer ndërlidhës grek i shërbimit zjarrfikës. Një pilot britanik dhe një oficer koordinues grek që ndodheshin në helikopterin e dytë mbijetuan me lëndime të lehta. Ata arritën të komunikonin menjëherë me urgjencën duke orientuar ekipet e kërkim-shpëtimit.