Ndërsa qëndron në traget duke pritur që të ankorohet në ishullin grek të Itakës, Giorgia Ongarato është shumë e etur të flasë për "Odisenë", poemën epike që frymëzoi filmin e suksesshëm të Christopher Nolan. Avokatja italiane thotë se ishte ëndrra e saj të vinte në Itakë, e cila besohet gjerësisht se është ishullu ku e kishte shtëpinë Odiseja në poemë. Bizneset dhe zyrtarët e ishullit presin që filmi të frymëzojë edhe shumë të tjerë që të ndjekin gjurmët e italianes.