Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet për përdhunim të përsëritur dhe abuzim seksual ndaj vajzës 9-vjeçare të bashkëshortes së tij. Sipas dosjes hetimore, 41-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën gjatë verës së vitit 2023, kur nëna e saj, shtatzënë, ndodhej në Shqipëri dhe ia kishte lënë vajzën në kujdes. Hetimet tregojnë se abuzimet kanë vijuar edhe pas kthimit të nënës, deri në pranverën e vitit 2025.