Top News – BE kundër Amazon/ Abuzim me rregullat e konkurrencës
10/11/2020 19:36

Komisioni Evropian e akuzoi Amazonin për abuzim me pozicionin e tij dominues në shitjet online, duke fituar avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve. Komisioni Evropian tha se Amazaon ka përdorur të dhënat e shitësve të palëve të treta, që përdorin tregun e tij për të rritur shitjet e mallrave të veta. Komisioni po ashtu nisi hetime për trajtimin e mundshëm preferencial të shitësve që përdorin shërbimet e Amazonit për logjistikë. Amazon i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se asnjë firmë “nuk është kujdesur më shumë” për bizneset e vogla. Amazon përballet me gjobë prej 19 miliardë dollarësh, nëse shpallet fajtor për shkelje të ligjit të konkurrencës. Komisionarja për Konkurrencë e BE-së, Margrethe Vestager, tha se është jetike që platformat me “fuqi tregu” të mos “e çrregullojnë konkurrencën”. “Të dhënat mbi aktivitetin e shitësve të palëve të treta nuk duhet të përdoren për përfitime të Amazonit kur ai vepron si konkurrent i këtyre shitësve”, tha Vestager. Komisioni Evropian e ka hetuar Amazonin që nga korriku i vitit të kaluar, pas ankesave nga tregtarët. Në muajin gusht, shefi i Amazonit, Jeff Bezos, është bërë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarësh. Çmimi i aksioneve të Amazonit është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20