Top News – BE ‘godet’ sërish Rusinë / Pas mizorive në Butcha, gati sanksionet e reja
05/04/2022 11:34

Bashkimi Europian do të "përgatisë me urgjencë sanksione të reja kundër Rusisë", thotë i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Ai megjithatë nuk bëri të qartë së çfarë sanksionesh janë duke u përgatitur dhe se kur do të merret vendimi për to. "Masakra në qytetin Butsha dhe në të tjera qytete ukrainase do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën europiane", tha Borrell. BE i dënoi ashpër "mizoritë" e pandehura se janë kryer prej forcave të armatosura ruse. "Ne jemi solidar me Ukrainën dhe me popullin ukrainas në këto orë trishtimi", tha Borrell. Ai bëri të qartë gjithashtu, se nga këndvështrimi i BE-së, autoritetet ruse janë përgjegjëse për mizoritë e kryera gjatë pushtimit të tyre. Për të nxjerrë përpara drejtësisë nëpunësit përgjegjës qeveritarë dhe ushtarakë, po mbështeten pakufizim hetimet e nisura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale si dhe puna e komisionit hetimor të Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, vuri në dukje Borrell. Në zonën periferike të Kievit, Butcha pas tërheqjes së trupave të ushtrisë ruse nga ky rajon i kryeqytetit ukrainas janë gjetur qindra kufoma civilësh. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nuk është i qartë. Sipas të dhënave të kryebashkiakut të Butshas, Anatoly Fedoruk, në një varr masiv janë varrosur 280 vetë, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova flet për 410 civile të vdekur në rajonin e Kievit.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43