Top News – BE dhe Britania e Madhe/ ’Pajtim’ pas përplasjes për vaksinat
31/01/2021 12:28

Britania e madhe dhe bashkimi Evropian do të rifreskojnë marrëdhëniet pasi Brukseli iu referua një mase të marrëveshjes së Brexitit për të kontrolluar eksportet e vaksinës. Kjo është konfirmuar nga ministri britanik Michael Gove. Qeveria beson se BE nuk do të bllokojë vaksinat që hyjnë në britaninë e madhe. Kjo vjen pasi Brukseli hoqi dorë nga vendimi i kritikuar gjerësisht që do të kishte kthyer kontrolle në kufirin irlandez. Gove shtoi se komisioni evropian e pranoi gabimin e tij. Ai tha se kishte folur me zëvendëspresidentin e komisionit, Maros Sefcovic dhe se të dy ata kishin rënë dakord të vendosnin njerëzit në irlandën e veriut, të parët. Gove tha se britania do të arrinte shifrën e 15 milionë vaksinimeve deri më 15 shkurt duke shtuar se programi po shkonte sic ishte planifikuar. Sekretari i jashtëm, Dominic Raab tha ndërkohë se ai kishte marrë garanci se BE nuk donte të bllokonte furnizuesit në realizimin e kërkesave të kontratave për shpërndarje vaksinash në britani. Qeveria britanike tha se ajo ishte e angazhuar në mbështetjen e aksesit të barabartë të vaksinave në botë por se ishte ende herët për të folur konkretisht për dhurimin e disa prej rezervave të vendit në vaksina, për vende të tjera. E gjithë kjo vjen në një kohë kur organizata botërore e shëndetësisë thotë se nacionalizimi i vaksinave mund të zgjasë pandeminë dhe të thellojë akoma më shumë pabarazitë globale.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48