Top News – BE ashpërson rregullat, kufizime udhëtimi vendeve jo-anëtare
02/02/2021 11:12

Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat e tij për udhëtarët nga vendet që nuk janë anëtare të bllokut. Rregullat e reja u lejojnë hyrjen vetëm banorëve nga vendet që kanë pak raste të të infektuarve me koronavirus dhe të atyre që nuk kanë pothuajse asnjë rast me variantet e reja më ngjitëse të sëmundjes.Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakord për masën e re për udhëtimet nga vendet jo-BE, duke përfshirë Britaninë, në një takim në Bruksel pohuan diplomat europianë për Reuters. Në rekomandimin për udhëtimet, BE inkurajon vendet anëtare të vendosin kritere të rrepta të udhëtimeve.Sipas këtyre rekomandimeve, një vizitor mund të hyjë në BE, nëse vjen nga një vend që ka jo më shumë se 25 raste të të infektuarve për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve.Kufizimet në udhëtim duhet të vendosen në mënyrë urgjente për vendet në të cilat zbulohet se ka një përhapje të varianteve të reja të koronavirusit, thuhet në tekst. Me gjithë rekomandimin, vendet anëtare të BE-së e kanë fjalën e fundit për politikat e tyre kufitare. Disa prej tyre si Gjermania, kanë vendosur kufizime më të ashpra, ndërsa Belgjika ka ndaluar udhëtimet jo-thelbësore brenda ose jashtë vendit deri në muajin mars.

Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49
Top News – Aktivizohet njësia e frikshme e Putinit/ Sabotazh në det të thellë, paralajmëron Britania
09/09 13:35
Top Channel/ Sulmohet me dronë flotilja me ndihma drejt Gazës, në bord edhe Greta Thunberg!
09/09 12:10
Top News – Kthehet Covidi në Itali…2 mijë raste në një javë, varianti Stratus nën vëzhgim
09/09 11:42
Top News – Spiunë bjellorusë në Evropë / Çekia dhe aleatët shkatërrojnë rrjetin
09/09 11:41
Top Channel/ Emigracioni, Gjykata Supreme mbështet Trumpin: Bastisjet do të vazhdojnë!
09/09 11:36
Top Channel/ Ushtria izraelite urdhër urgjent evakuimi: Ikni tani nga Gaza city, në të kundërt…
09/09 11:26