Top News – BE apel anëtarëve/ Hiqni ndalimet për Britaninë
22/12/2020 22:05

Komisioni evropian i kërkoi vendeve të BE të heqin ndalimin e udhëtimeve me britaninë e madhe për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit që ka pushtuar vendin dhe që ka ndezur panik global ndërkohë që vaksinat po shpërndahen nëpër botë. Varianti i ri i virusit, që po ashtu është konfirmuar në shifra të ulëta edhe në vende të tjera, duket se përhapet më lehtë se llojet e tjera por nuk ka prova se është më vdekjeprurës apo rezistent ndaj vaksinave. Zbulimi i saj, sidoqoftë ka shtuar frikën dhe ka bërë që dhjetëra vende të botës të pezullojnë fluturimet nga Britania si masë parandaluese. Me ndalimet që po shkaktojnë kaos gjatë sezonit të festave, komisioni evropian, krahu ekzekutiv i BE, rekomandoi heqjen e kufizimeve në kufi me britaninë duke kërkuar testin negativ të koronavirusit të bërë brenda 72 orëve para udhëtimit. Ndalimi i fluturimeve dhe trenave duhet të tërhiqet dhe të lejohen udhëtimet e domosdoshme dhe të mos pengohet zinxhiri i furnizimit – thuhej në një deklaratë të komisionit. Disa vende anëtare të BE janë mes atyre që kanë vendosur ndalimin e fluturimeve, trenave dhe trageteve drejt dhe nga britania. Masat e marra nga franca kanë bërë që të shkaktohen radhë të gjata kamionësh në anglinë jugore dhe ka penguar udhëtimin e pasagjerëve në prag të krishtlindjes.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20