Top News – Baza amerikane në Itali, në alarm / Mbyllet për shkak të një ‘incidenti sigurie’
27/02/2025 12:07

Një bazë ushtarake amerikane, në Itali, u mbyll për një kohë të shkurtër të mërkurën për shkak të një "incidenti sigurie", konfirmoi marina amerikane. Baza ajrore dhe detare e sigonella-s, një qendër kryesore për operacionet e NATO-s në Mesdhe, u kërkoi trupave të vendosura atje të qëndronin atje ku ishin, të mërkurën në mëngjes. Në një postim në llogarinë zyrtare të bazës në Sicili, në Facebook, u kërkua nga trupat që të shmangin kalimin mes një kompleksi banimi dhe një pjese të bazës. Disa orë më vonë, një postim i ri njoftoi se alarmi kishte përfunduar. Një deklaratë nga baza tha se policia italiane dhe anëtarët e skuadrës së bombave inspektuan një pako të dyshimtë dhe në fund "përcaktuan se ajo nuk përbënte një kërcënim". “Ne i jemi mirënjohës personelit tonë të Forcës së Sigurisë së Marinës për reagimin e tyre të shpejtë”, tha baza në Facebook. Togeri i marinës amerikane Andrea Perez, një zëdhënës në bazë, konfirmoi se nuk kishte të lënduar, duke shtuar se më shumë detaje të incidentit do të publikohen në vijim. Baza e Sigonella-s është e vendosur afër Katanias në ishullin e Siçilisë. Personeli amerikan është vendosur atje për të identifikuar kërcënimet e mundshme raketore në rajon. Baza gjithashtu mban avionë zbulues të Marinës amerikane P-8 Poseidon dhe dronë MQ-4C Triton.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48