Top News – Bashkimi Evropian kërcënon Turqinë me sanksione
04/12/2020 14:56

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Greqisë dhe paralajmëroi se Bashkimin Evropian tani do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve. “Unë mendoj se loja e maces dhe miut duhet të mbarojë”, tha Michel, duke iu referuar aktiviteteve të përsëritura të Turqisë në ujërat greke. “Ne do të kemi një debat në samitin e Bashkimit Evropian më 10 dhjetor dhe ne jemi të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicionin tonë”, tha ai. Në periudhën e fundit, Turqia ka sfiduar Greqinë në Mesdheun Lindor, duke dërguar vazhdimisht një anije kërkimi të gazit në ujërat greke. Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe aleanca ka ngritur një “mekanizëm” për të ndihmuar ushtritë rivale të shmangin përplasjet aksidentale. Por, një ndërmarrje diplomatike e drejtuar nga Gjermania ndaj Ankarasë ka treguar pak rezultate në zgjidhjen e problemeve thelbësore. Disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht Franca dhe Greqia, po bëjnë presion për veprime më të ashpra ndaj Turqisë. Vendet tjera të BE-së janë më të kujdesshme. Disa prej tyre kanë frikë se një përshkallëzim i raporteve mund të nxisë qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që edhe një herë të lejojë një valë refugjatësh të dyndet drejt kufijve të BE-së.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20